SHBA, Britania dhe Franca dënojnë përdorimin e armëve kimike në Siri

Mos i humb

Në pesë vjetorin e masakrës që forcat e regjimit sirian kryen në rajonin Ghouta të Damaskut, SHBA-të, Britania e Madhe dhe Franca kanë dënuar regjimin e presidentit Bashar al-Assad për përdorimin e armëve kimike në Siri.

Qeverië e tre vendeve lëshuan një deklaratë të përbashkët me rastin e pesë vjetorit të masakrës, në të cilën theksuan se forcat e regjimit të Assad-it kanë përdorur armë të ndaluara kimike edhe në sulmet e kryera në Khan Sheikhoun, Ltamenah, Saraqib dhe Duma.

“Si anëtarë të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ndajmë një angazhim në parandalimin e përdorimit të armëve kimike dhe për çdo rast të tillë ne konsiderojmë përgjegjës regjimin sirian”, thuhet në deklaratë.

Të tre vendet gjithashtu kanë thënë se çdo përdorimi të ardhshëm të armëve kimike në Siri do t’i kundërpërgjigjen në mënyrë adekuate kimike dhe se mbështesin qëndrimin e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (ONAK) në nevojën e zbulimit të përgjegjësve për incidente të tilla në Siri.

“Jemi të vendosur të sigurojmë drejtësi për viktimat”, thanë qeveritë e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit