SHBA dërgon furnizime të reja në rajonin nën okupimin e YPG/PKK-së në Siri

Mos i humb

SHBA-të me një autokolonë prej rreth 200 maunesh nga Iraku në rajonin nën okupimin e organizatës terroriste YPG/PKK në Siri kanë dërguar ndihma logjistike.

SHBA vazhdon mbështetjen e saj për organizatën terroriste YPG/PKK në Siri.

Në kuadër të ndihmës logjistike për organizatën terroriste, SHBA-ja mbrëmë ka kryer një dërgesë të re nga pika kufitare Simelka në kufirin Siri-Irak.

Në rreth 200 maunet e dërguara në rajonet nën okupimin e YPG/PKK-së janë transportuar materiale ndërtimi, kontejnerë të mbyllur, shtëpi prefabrikate dhe tankerë nafte.

SHBA dërgon furnizime të reja në rajonin nën okupimin e YPG/PKK-së në Siri

Edhe më 9 shtator SHBA ka kryer një dërgesë me rreth 55 maune duke dërguar në rajonet Ajn Isa dhe Sheddadi nën okupimin e YPG/PKK-së kontejnerë të mbyllur, automjete 4×4 dhe makineri pune. Poashtu edhe më 4 shtator SHBA ka dërguar rreth 60 maune me automjete të mëdha, makineri pune, cisterna të karburantit, gjeneratorë dhe kamionë të mbyllur.

SHBA-ja e cila që nga viti 2015 e deri më tani ofron mbështetje ushtarake ndaj YPG/PKK-së me arsyetimin e luftës kundër DEASH-it, ende në Siri ka 18 baza dhe rreth 2.000 persona si personel ushtarak.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit