SHBA dhe Turqia heqin reciprokisht sanksionet

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Thesarit hoqi sanksionet ndaj ministrit të Brendshëm turk, Suleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë, Abdulhamit Gul.

Sipas një njoftimi Departamenti Amerikan i Thesarit, bëhet e ditur se Soylu dhe Gül janë hequr nga lista e sanksioneve.

SHBA vendosi sanksione ndaj ministrave turq pas tensioneve në lidhje me pastorin amerikan, Andrew Brunson, i cili ishte arrestuar në Turqi me akuza për terrorizëm. Brunson u lirua muajin e kaluar.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, tha se në kuadër të parimit të reciprocitetit, vendi i tij ka hequr sanksionet ndaj Sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions dhe Sekretares të Sigurisë së Brendshme, Kirstjen M. Nielsen.

Vendimi u njoftua nga Aksoy përmes një deklarate me shkrim, pasi më herët SHBA njoftoi se ka hequr sanskionet ndaj ministri turk të Brendshëm Süleyman Solyu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül.

Siç rikujtoi Aksoy, vendimi për sanksione ndaj zyrtarëve amerikanë ishte marrë në kuadër të reciprocitetit si parim i praktikave diplomatike pas vendimit të Departamentit amerikan të Thesarit për sanksione ndaj ministrave turq më 1 gusht.

“Paralelisht me heqjen e sanksioneve nga Departamenti amerikan i Thesarit ndaj ministrit të Brendshëm Süleyman Soylu dhe ministrit të Drejtësisë Abdulhamit Gül, u hoqën edhe sanksionet ndaj Sekretarit amerikan të Drejtësisë Jeff Sessions dhe Sekretares të Sigurisë së Brendshme, Kirstjen M. Nielsen, që përfshinin: ndalesë për hyrje në Turqi, bllokim të pasurive në vendin tonë dhe ndalesa që personat fizikë dhe juridikë në vendin tonë të kryejnë çfarëdo transaksioni financiar apo të kenë marrëdhënie tregtare me personat e lartëpërmendur”, ka thënë Aksoy./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit