SHBA, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin për turqit ujgurë

Mos i humb

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) miratoi projektligjin i cili parashikon zbatimin e sanksioneve ndaj zyrtarëve kinezë për shkak të politikave shtypëse kundër turqve ujgurë në rajonin autonom ujgur Xinjiang (AA).

Projektligji i cili u miratua në Senat më 15 maj dhe u votua në Dhomën e Përfaqësuesve, u miratua me shumicë votash.

Në projektligj, i bëhet thirrje qeverisë së presidentit Donald Trump që të zbatojë sanksione ndaj disa zyrtarëve kinezë që janë përgjegjës për presionin dhe dhunën ndaj turqve ujgurë dhe pakicave të tjera muslimane.

Gjithashtu në projektligj kërkohet që Departamenti Amerikan i Shtetit të përgatisë një raport për shkeljet e të drejtave të njeriut në rajon.

Një version i projektligjit në fjalë u miratua në Senatin Amerikan në nëntor 2019. Ndërsa Dhoma e Përfaqësuesve pasi bëri disa ndryshime ia dërgoi përsëri Senatit në dhjetor 2019.

Projektligji u dërgua në tryezën e presidentit Trump për nënshkrimin përfundimtar. Në rast se miratohet edhe nga Trump projektligji do të bëhet zyrtarisht ligj.

Trump në një deklaratë të bërë dje në Shtëpinë e Bardhë lidhur me projektligjin deklaroi se “Para kësaj fundjave do të dëgjoni një hap të fuqishëm në çështjen e Kinës”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit