SHBA do t’i kthejë Iranit objektin antik te vjetër rreth 2.500 vite

Mos i humb

 

 

Gjykata e Lartë në New York të SHBA-ve të hënën ka urdhëruar që bareliefi, i cili supozohet të jetë rreth 2.500 vite i vjetër, dhe i cili ishte vjedhur 82 vite më parë në Iran, t’i kthehet atij vendi.

Bareliefi nga periudha e Perandorisë perse Ahemenide, ku është përshkruar një gardian pers, ishte i vendosur në një ankand në New York, ku u krye një bastisje, raporton “The New York Times”.

Sipas pretendimeve, bareliefi fillimish u vodh në Perzepolis në vitin 1936 dhe për herë të dytë në vitin 2011 nga muzeu në Montreal, ku ishte dhuruar disa dekada më parë.

Rupert Wace dhe Sam Fogg me banim në Londër, pohojnë se nga kompania e sigurimit të muzeut në Montreal e kanë blerë legalisht objektin antik, por pas hetimeve u zbulua se ai ishte vjedhur. Wace dhe Fogg pas bisedimeve me Prokurorin e Qarkut, u dakordua që objektin t’ua dorëzojnë autoriteteve për 1,2 milionë dollarë.

Supozohet se bareliefi me dimensione 51 centimetra, i përket periudhës në mes viteve 519 dhe 330 para erës së re dhe në të është gdhendur një ushtar nga Perzepolisi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit