SHBA, ende nuk është vënë nën kontroll zjarri në Kaliforni

Mos i humb

 

Në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) janë duke vazhduar evakuimet si pasojë e zjarrit që ka përfshirë shtetin pasi autoritetet ende nuk kanë arritur ta vënë nën kontroll.

Zyrtarët theksuan se zjarri që shpërtheu javën e kaluar në një zonë me shkurre në rajonin Shasta në veri të Kalifornisë është vënë nën kontroll vetëm 23 për qind dhe ka përfshirë një sipërfaqe prej 420 kilometrash katrorë.

Afër 50 mijë persona janë evakuuar nga java e kaluar, ndërkohë që bëhet e ditur se ekipet e zjarrfikësit kanë lejuar kthimin e 10 mijë personave në rajonin Shasta pas ndërhyrjes, ndërsa 27 mijë të tjerë gjenden larg shtëpive të tyre.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësit të Kalifornisë, Scott McLean, tha se në zjarrin që shkaktoi vdekjen e tetë personave në Shasta, 818 shtëpi janë djegur kurse 165 të tjera janë dëmtuar.

Paralelisht me këtë, 20 mijë persona të tjerë janë evakuuar në zjarret që kanë përfshirë edhe rajonet Mendocino dhe Lake County. Zyrtarët thanë se shtatë shtëpi janë djegur nga zjarri i dyfishtë që përfshiu një sipërfaqe totale prej 275 kilometrash katrorë.

Rreth 12 mijë zjarrfikës janë duke marrë pjesë në aktivitetet e shuarjes së zjarreve të cilat kanë vazhduar të rriten si rezultat i erërave që kanë ndryshuar kahun dhe thatësirave.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit