SHBA fillon të blejë pajisje mjekësore nga Kina për shkak COVID-19

Mos i humb

Avioni me pajisje mjekësore të cilat Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) filluan të blejnë nga Kina në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) zbriti në New York.

Sipas mediave amerikane, në avionin në fjalë gjenden 130.000 copa maska N95, 1,8 milionë maska kirurgjikale, 70.000 termometra dhe mbi 10 milionë dorëza mjekësore.

Në njoftim të bërë nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se është bërë bashkëpunim publik dhe privat mes dy vendeve për të luftuar pandeminë, ndërsa avioni në fjalë është i pari mes 20 avionëve të tjerë që priten të vijnë në kuadër të marrëveshjes.

Pajisjet mjekësore do të shpërndahen në spitalet, qendrat shëndetësore dhe shtëpitë e të moshuarve në shtetet New York, New Jersey dhe Connecticut.

Ndërkohë, pavarësisht se presidenti amerikan Donald Trump, për COVID-19 thotë se është “virusi kinez”, shkaktoi reagim importi i pajisjeve mjekësore nga Kina.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit