SHBA fillon zbatimin e tarifave për importet nga Kina

Mos i humb

 

 

Qeveria e SHBA-së nga dita e sotme zyrtarisht ka filluar të aplikojë detyrimet doganore prej 25 për qind për importin kinez me vlerë prej 34 miliardë dollarë, e cila mund të shënojë fillimin e një lufte tregtare.

Shtëpia e Bardhë njoftoi në prill se ka në plan të trondisë Kinën me detyrime doganore prej 50 miliardë dollarësh, kurse në qershor shtoi se ato mund të përfshijnë edhe “teknologjinë e rëndësishme industriale”.

Tarifat e reja vijnë në dritën e “vjedhjes kineze të pronës intelektuale dhe teknologjisë si dhe praktikave të tjera të padrejta tregtare”, thuhet në kumtesën e Shtëpisë së Bardhë të 15 qershorit.

Si kundërpërgjigje pritet që Pekini sot të zbatojë tarifa për produktet nga SHBA-ja, gjë që mund të hap një mundësi reale të një lufte tregtare ndërmjet dy ekonomive më të forta në botë, e cila mund të ketë efekte në shumë rajone të botës.

Ministri kinez i Tregtisë, Gao Feng të enjten tha se Kina nuk do të “japë goditjen e parë”.

“Megjithatë, nëse SHBA-të miratojnë masat e tarifave, Kina do të detyrohet të mbrojë veten për të mbrojtur interesat themelore të kombit dhe të popullit”, tha Feng.

Zbatimi i tarifave për produkte të tjera në vlerë prej 16 miliardë dollarë është planifikuar më vonë.

Pas paralajmërimit të administratës së Donald Trumpit në mars për zbatimin e tarifës prej 25 për qind mbi importet e çelikut dhe aluminit me 10 për qind, Kina tha se do të vendoste një tarifë prej 15 deri 25 për qind për 128 produkte amerikane me vlerë rreth 3 miliardë dollarë.

Pas planit të Washingtonit për zbatimin e 25 për qind të detyrimeve për 1.300 produkte kineze me vlerë prej 50 miliardë dollarë, e cila u publikua në prill, Pekini menjëherë paralajmëroi se do të vendoste detyrime prej 25 për qind ndaj 106 produkteve amerikane me vlerë prej 50 miliardë dollarë.

Deficiti tregtar i SHBA-së me Kinën në vitin 2016 arriti në 347 miliardë dollarë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit