SHBA, grupi antifashist mund të etiketohet “grup terrorist”

Mos i humb

Presidenti amerikan, Donald Trump, është shprehur se administrata e tij po merr në “konsideratë të madhe” renditjen e Antifas me bazë në SHBA, shkurtesë për “antifashistët”, si një grup terrorist vendor.

“Një konsideratë e madhe po i kushtohet emërtimit të ANTIFA si një ‘ORGANIZATË E TERRORIT”, tha Trump të dielën në një postim në Twitter dhe paralajmëroi zyrtarët e qytetin të Portlandit, shtëpinë e Rose City, grupit më të vjetër dhe më aktiv të Antifas në SHBA.

“Portland është duke u shikuar shumë afër”, tha Trump dhe këshilloi kryebashkiakun e Portlandit që ta bëjë “si duhet” punën e tij.

Scott Crow, një nga ish-organizatorët e Antifas, CNN në vitin 2017 i tha se ideja e Antifa është që të frenojë gjuhën e urrejtjes kudo që të ndodhë nëse rrezikon jetën e njerëzve.

“Ideja në Antifas është që të shkojmë atje ku ata (krahu i djathtë) shkojnë. Gjuha e urrejtjes nuk është fjalë e lirë”, tha Crow.

“Kështu ne shkojmë për të shkaktuar konflikte, për t’i mbyllur ato ku janë, sepse ne nuk besojmë se nazistët ose fashistët e çdo shiriti duhet të kenë gojëhapur”, shtoi Crow, duke mbrojtur taktikën e mos platformës së Antifa.

Që nga zgjedhja e Donald Trump si president i SHBA-ve, numri i protestuesve të Antifas është në rritje, i përbërë nga amerikanë kryesisht të rinj, progresivë, liberalë dhe të majtë.

Grupet konservatore në SHBA kritikojnë grupet e Antifas për faktin se janë të dhunshëm gjatë protestave dhe pengojnë fjalën e lirë.

Ideja e Antifa ka gjurmët në Gjermaninë Naziste dhe Aksionin Anti-Fashist, një grup militant i themeluar në vitet 1980 në Mbretërinë e Bashkuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit