SHBA i shesin Ukrainës raketa anti-tank

Mos i humb

Javelin është i vogël, i lehtë dhe konsiderohet një nga raketat më të rrezikshme. Ai e kërkon objektivin në mënyrë të pavarur. Me 150 armë të tilla antitank e furnizon tani SHBA qeverinë në Kiev.

Pas kongresit, tani edhe qeveria në Uashington ka rënë dakord për shitjen e raketave Javelin në Ukrainë. Tek ky furnizim në vlerë 19 miliardë dollarë bëjnë pjesë edhe pajisjet e tjera përkatëse të armatimit, bëri të ditur Ministria e Jashtme amerikane. Shitja është në interesin kombëtar të SHBA dhe do t’i ndihmojë Ukrainës të mbrojë “sovranitetin dhe integritetin e saj territorial”.

Raketat Javelin
SHBA e mbështesin që nga viti 2014 Ukrainën, pasi Rusia aneksoi Gadishullin e Krimesë. Për sigurimin e raketave Javelin, qeveria në Kiev ka kohë që përpiqet. Ky tip është një raketë mbrojtëse e re e prodhuar nga Raytheon dhe Lockheed, dhe mundet që në distancë të madhe të përdoret kundër tankeve, automjeteve të blinduara dhe bunkerëve. Operatori duhet vetëm të fiksojë objektivin, pastaj raketa e gjen vetë atë. Në luftën në Lindje të Ukrainës, kjo shihet si një avantazh, për shkak se luftimet zhvillohen në rajone shumë të populluara.

Donald Trump dhe Joe Biden

Presidenti i sapozgjedhur ukrainas, Selenskyj foli me presidentin amerikan për këtë armë. Marrëveshja ishte gati e përfunduar. Miratimi veçse bëhet dy javë pas bërjes publike të aferës së Ukrainës në Uashington. Demokratët akuzojnë presidentin Trump, se e ka vënë Selenskyjn nën presion për të ndikuar hetime kundër rivalit të tij, Joe Biden. Ata kanë filluar ndërkohë në Dhomën e Përfaqësuesve me mbledhjen e informacionit për një procedurë të mundshme shkarkimi kundër presidentit, Trump./DW

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit