SHBA – I vihet zjarri një xhamie në San Diego të Kalifornisë

Mos i humb

Mbetet në tentativë një zjarrvënie ndaj një xhamie në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë ngjarje, për të cilën supozohet se është një “krim i urrejtjes”, iu vu zjarri murit të Qendrës Islame Escondido në qytetin San Diego të Kalifornisë.

Anëtarët e Qendrës Islame Escondido arritën t’i fikin zjarret e vogla para se ekipet e zjarrfikësve të arrijnë në vendin e ngjarjes, ndërsa bëhet e ditur se në kohën kur zjarri shpërtheu në qendër ndodheshin 7 persona.

Në këtë ngjarje nuk pati të lënduar, por ballina e godinës pësoi dëme të vogla.

Në parkingun e qendrës, për të cilën supozohet se zjarri është vënë në orët e natës, është gjetur një notë që tregon në sulmet terroriste ndaj xhamive në qytetin Christchurch të Zelandës së Re, ku humbën jetën 50 persona dhe u plagosën 50 të tjerë.

Ndërkohë që nuk u dhanë informata në lidhje me notën e gjetur, bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes kanë filluar hetimet.

Hetimet do të nxjerrin në dritë se a ishte zjarri që shpërtheu në xhaminë që ndodhet 48 kilometra larg nga qendra e qytetit San Diego, një zjarrëvënie apo një krim i urrejtjes.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit