SHBA-ja nën ‘zemërimin’ e natyrës! Stuhia ‘Hanna’ godet Teksasin dhe uragani ‘Douglas’ Paqësorin

Mos i humb

Stuhia Hanna ka goditur jugun e Teksasit, me erëra të forta dhe reshje të mëdha shiu. Tashmë SHBA-ja po përballet me dy ‘luftëra’ koronavirusin dhe stuhinë. Guvernatori Greg Abbot ka deklaruar gjendje emergjente për 32 vende dhe ka theksuar se përhapja e koronavirusit do të komplikojë punën e shërbimeve emergjente.

Sipas New York Times, stuhia Hanna ka arritur të shtunën në Ishullin Padre dhe tani është duke kaluar në ishujt Christi dhe Brownsville. Erërat e forta deri në 145 kilometra në orë kanë shkaktuar dëme në prona private. Ndërkohë një stuhi tjetër e quajtur Douglas është duke u afruar drejt Paqësorit, derisa autoritetet kanë paralajmëruar rrezikun nga vërshimet e mëdha të shirave.

Qendra Kombëtare e Uraganeve lëshoi ​​një paralajmërim të që stufia do të prekte afro 100 milje, nga Port Mansfield në Port Aransas e rreth 75 milje në jug të Houston. Përveç erës, parashikuesit thanë se stuhia do të sjellë shira të dendura gjatë fundjavës. Kurse uragani Douglas, mund të dobësohet pasi u afrua në ishuj.

Teksasi është një ndër vendet më të prekura në SHBA, me mbi 380.000 të infektuar dhe rreth 5.000 viktima.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit