SHBA-ja zgjeron akuzat kundër Huaweit

Mos i humb

Skenarët/ Kur do të përfundojë pandemia e koronavirusit dhe çfarë do të ndodhë më pas

Tre muaj më parë, askush nuk kishte dëgjuar për SARS-CoV-2. Sot coronavirusi i ri ka arritur në shumicën e vendeve të botës...

Gjenerali amerikan: Është e pamundur që Koreja e Veriut të mos ketë raste të koronavirusit

Gjenerali i lartë amerikan në Korenë e Jugut thotë se ai nuk beson pretendimin e Koresë së Veriut se nuk ka raste...

Tigri rezulton pozitiv me koronavirus në Nju Jork, u infektua nga roja i koopshtit zoologjik

SHBA Një tigër malajan 4- vjeçar ka rezultuar pozitiv me koronavirus në kopshtin zoologjik Bronx në New York...

“Jo maska sipër njëra-tjetrës për tu mbrojtur nga COVID-19”, këshillat me rëndësi nga ISHP që duhet t’i dini të gjithë

A duhet të mbaj maskë për tu mbrojtur? Kjo është pyetja më e shpeshtë që shqiptarët bëjnë në këto kohë.

Shtetet e Bashkuara zgjeruan padinë kundër gjigantit kinez të telekomit, Huawei, duke e akuzuar atë për një plan, “të vjetër me dekada”, për të vjedhur teknologji nga firmat amerikane.

Prokurorët thanë se Huawei ka shkelur kushtet e partneritetit me kompanitë amerikane dhe se ka vjedhur sekrete tregtare, si kodi burimor dhe teknologjia robotike.

Këto i shtohen një liste të akuzave të tjera të ngritura nga SHBA-ja, vitin e kaluar.

Sipas atyre, Huawei ka shkelur sanksionet e SHBA-së dhe ka vjedhur teknologji nga kompania amerikane T-mobile.

Huawei i ka hedhur poshtë akuzat.

Kjo kompani, dikur prodhuesja më e madhe në botë e smartfonëve, thotë se SHBA-ja e sulmon atë, pasi zgjerimi i saj është kërcënim për interesat e bizneseve amerikane.

Meng Wanzhou, kryeshefja financiare e Huaweit dhe vajza e themeluesit të kompanisë, vazhdon të mbahet në Kanada, ku është duke luftuar kundër ekstradimit në Shtetet e Bashkuara.

Meng kërkohet atje nën akuzat për mashtrim dhe shkelje të sanksioneve – akuza që ajo i mohon.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar edhe nga partnerët e tyre, si Mbretëria e Bashkuar, të ndalojnë teknologjinë e Huaweit në rrjetet e tyre, duke thënë se pajisjet e kësaj kompanie mund të përdoren për spiunim nga Kina.

Me gjithë presionin, Mbretëria e Bashkuar, muajin e kaluar, ka njoftuar se do të vazhdojë të përdorë teknologjinë e Huaweit në rrjetin e saj 5G, por me kufizime.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 11.000

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në...

Italia raporton 604 vdekje nga COVID-19, ulet numri i infektimeve

Italia ka njoftuar 604 raste të reja të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve...

Turqi, numri i vdekjeve nga COVID-19 rritet në 725

Turqia ka konfirmuar mbi 76 raste të vdekjeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në 24 orët e fundit, duke e çuar në 725...

Kontingjenti i parë me ndihma mjekësore nga Turiqa mbërrin nesër në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi zyrtar, ka bërë të ditur se të mërkurën më 8 prill 2020, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem...

COVID-19: Pas 76 ditëve Kina heq bllokimin në Wuhan

Pas 76 ditëve Kina ka hequr bllokimin në qytetin Wuhan, që ishte imponuar për të luftuar pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19).