“SHBA ka nevojë për mbështetjen e Turqisë për praninë në Siri”

Mos i humb

Nënkryetari i partisë opozitare kryesore në Turqi, Partisë Republikane Popullore (CHP), Ozturk Yilmaz, deklaroi se SHBA-të do të kenë nevojë për mbështetjen e Turqisë për të qëndruar në Siri, pasi organizata terroriste DEASH është mposhtur në rajon.

Duke folur për gazetarët në Parlament, Yilmaz i bëri thirrje SHBA-së të bashkëpunojë me Turqinë para bisedimeve të paqes për Sirinë në Gjenevë. “SHBA-të do të kenë nevojë për Turqinë dhe mbështetjen e Turqisë për të qëndruar në Siri, pas DEASH-it”, tha ai, duke shtuar se kjo mund të sjellë eliminimin e tensioneve mes dy vendeve.

Tridhjetë e gjashtë anëtarë të Komitetit të Lartë të Negociatave të opozitës siriane, këtë javë do të marrin pjesë në bisedimet e paqes në Gjenevë.

Javën e kaluar, presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, u takua me presidentin rus, Vladimit Putin dhe udhëheqësin iranian, Hassan Rouhani, në qytetin turistik të Soçit në Detin e Zi për të diskutuar mbi Sirinë. Gjatë takimit, tre udhëheqësit u dakorduan të mblidhnin një kongres të grupeve siriane për të avancuar një zgjidhje politike për kombin e shkatërruar nga lufta.

Yilmaz kujtoi se Irani, regjimi i Bashar al-Asadit dhe Hezbollah nuk donin praninë e SHBA-ve në të ardhmen e Sirisë. Ai po ashtu shtoi se grupi terrorist PKK/PYD/YPG dëshiro praninë e SHBA-ve në Siri, “gjë e cila nuk do të jetë në tryezën e zgjidhjes” në Gjenevë.

“Për këtë arsye, SHBA ka nevojë për një partner rajonal të fuqishëm, që është Turqia”, u shpreh Yilmaz, duke kërkuar nga Turqia dhe SHBA-të ndërmarrin një hap të përbashkët për integritetin territorial të Sirisë.

PYD dhe krahu i saj ushtarak YPG janë degë siriane të organizatës terrorist PKK, që ka bërë luftë kundër Turqisë për më shumë se 30 vjet. Duke njohur PKK-në si një grup terrorist, SHBA ka trajtuar PKK/PYD-në si aleat në përpjekjet e saj kundër DEASH-it. Siria sapo ka filluar të dalë nga një luftë shkatërruese civile që filloi në fillim të vitit 2011, kur regjimi i Asadit u përplas me protestat pro-demokracisë. Sipas OKB-së, që atëherë, qindra mijëra njerëz janë vrarë në luftime dhe më shumë se 10 milion janë shpërngulur./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit