SHBA kërkon personel mjekësor nga jashtë në luftën kundër COVID-19

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Shtetit ka njoftuar të enjten në mbrëmje se po kërkon të punësojë staf mjekësor ndërkombëtar për të trajtuar numrin në rritje të rasteve të koronavirusit në vend, (AA).

“Ne inkurajojmë profesionistë mjekësorë që kërkojnë punë në SHBA për vizë pune ose shkëmbim të vizave (H ose J), ​​veçanërisht ata që punojnë në rastet e COVID-19, të kontaktojnë Ambasadën/Konsullatën më të afërt të SHBA-së për termin për vizë”, tha në një postim në Twitter, Byroja e Çështjeve Konsullore.

SHBA tani është epiqendra e infeksionit të koronavirusit në botë, pasi mbrëmë tejkaloi Kinën dhe Italinë, me 85.991 raste të konfirmuara, tregojnë të dhënat e përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Veçanërisht ata që punojnë për të trajtuar ose zbutur efektet e COVID-19 u inkurajuan që të vizitojnë ambasadat ose konsullatat më të afërta të SHBA-së për të kërkuar termin për vizë, thuhet në deklaratë.

Departamenti i Shtetit u bëri thirrje profesionistëve të huaj të mjekësisë që ndodhen në SHBA që të ndërmarrin hapat e nevojshëm për zgjatjen e qëndrimit të tyre.

“Studentët e huaj të mjekësisë me banim në SHBA mund të këshillohen me sponsorin e programit të tyre ECFMG për të zgjatur programet e tyre në SHBA. Data e skadimit të një vize amerikane nuk përcakton se sa kohë mund të jeni në SHBA”, thuhet në deklaratë.

Të dhënat nga Universiteti “Johns Hopkins” tregojnë se SHBA ka tejkaluar Kinën e cila ka 81.782 raste dhe Italia me 80.589.

Numri i përgjithshëm në mbarë botën ka tejkaluar shifrën 532.000 raste, që përfshin mbi 24.000 të vdekur dhe më shumë se 122.000 të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit