SHBA konfiskon sasi armësh iraniane në Detin Arabik

Mos i humb

SHBA-ja bëri të ditur të enjten se ka sekuestruar një sasi armësh anti-tank të dyshuara me origjinë iraniane dhe municione tjera në Detin Arabik,  (AA).

Normandia USS interceptoi një mjet lundrues, varkë me vela tradicionale që përdoret në rajon, kur zbuloi sasi armësh, tha Komanda Qendrore e SHBA-ve në një deklaratë.

Armët përfshijnë 150 raketa të drejtuara kundër tankeve ‘Dehlavieh ’, të cilat janë të ngjashme me raketat anti-tank ‘Kornet’ të Rusisë si dhe tre raketa tokë-ajër të prodhuara nga Irani, armë termike dhe përbërës droni. Po ashtu u sekuestruan pjesë të ndryshme të armëve dhe municioneve.

Komanda tha se armët janë “identike” me një ngarkesë të konfiskuar nga USS Forrest Sherman në nëntor që më vonë pretendoi se ishin të destinuara për rebelët Huthi në Jemen.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka ndaluar shitjen e armëve për Huthit, të cilët SHBA-ja dhe aleatët e saj rajonalë, përfshirë Arabinë Saudite, thonë se janë një proksi forcë iraniane.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit