SHBA kritikon tentimet për të hedhur poshtë gjenocidin e Srebrenicës

Mos i humb

 

SHBA-të ashpër kanë kritikuar votën e ligjvënësve serbë të Bosnjës që kërkojnë një anulim të një raporti të vitit 2004 mbi gjenocidin e Srebrenicës, që thotë se forcat serbe të Bosnjës gjatë Luftës së Bosnjës vranë mijëra muslimanë brenda dhe rreth Srebrenicës.

Departamenti i Shtetit tha se hedhja poshtë e raportit është një përpjekje për të “rishikuar faktet e luftës së kaluar, për të kundërshtuar historinë dhe për të politizuar tragjedinë”.

Ligjvënësit në Republika Sërpska, rajoni autonom i Bosnjës i dominuar nga serbë, kërkuan nga qeveria rajonale që të anulojë raportin.

Votimi u iniciua nga presidenti nacionalist i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, ndërsa u kritikua nga ligjvënësit boshnjakë.

“Është në interes të qytetarëve të Republika Sërpska që të ndryshojë prirjen e nderimit të kriminelëve të dënuar të luftës si heronj dhe të sigurojë se krimet e tyre vazhdojnë të refuzohen publikisht”, tha në një deklaratë zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës theksuan se do të vazhdojnë përpjekjet e saj për të promovuar paqen dhe pajtimin në Bosnje e Hercegovinë, si dhe të punojë për të ndihmuar autoritetet në ndjekjen penale të individëve përgjegjës për gjenocid.

Mbi 8 mijë burra dhe djem muslimanë boshnjakë u vranë nga forcat serbe të Bosnjës pasi ata sulmuan “zonën e sigurtë” të OKB-së të Srebrenicës në vitin, pavarësisht pranisë së trupave holandeze të ngarkuara për të vepruar si paqeruajtës ndërkombëtar.

Srebrenica u rrethua nga forcat serbe që po përpiqeshin të pushtonin territorin nga muslimanët boshnjakë dhe kroatët, në një përpjekje për të krijuar shtetin e tyre.

Qindra familje boshnjake ende po kërkojnë të afërmit e tyre të humbur, pasi një numër i madh viktimash u hodhën në varre masive në të gjithë vendin gjatë Luftës së Bosnjës, e cila zgjati nga viti 1992 deri në vitin 1995.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit