SHBA mban “presionin në maksimum” ndaj Koresë së Veriut

Mos i humb

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders, ka deklaruar se SHBA-të do të vazhdojnë fushatën e tyre për të vendosur “presionin në maksimum” ndaj Koresë së Veriut.

E shoqëruar nga një delegacion amerikan në Olimpiadën Dimërore në Korenë e Jugut, Sanders foli për mediat. Komentet e saj erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, zbuloi sanksionet e vendit të tij “më të rënda ndonjëherë” kundër Koresë së Veriut.

Masat e fundit synojnë dhjetëra kompani të transportit dhe anije në përpjekje për t’u siguruar që Pyongyang të mos mund t’i shmang hapat e mëhershme ndëshkuese që synojnë të pengojnë zhvillimin e fshehtë të regjimit autoritar të armëve bërthamore.

“Unë mund t’ju them se presidenti nuk do të bëjë gabimet që administrata e kaluar i ka bërë apo të jetë i butë ose i dobët”, theksoi Sanders mbi komentet e bëra nga agjencia lokale e lajmeve Yonhap.

Vajza e presidentit Trump, Ivanka, është duke udhëhequr delegacionin amerikan, i cili do të qëndrojë në Korenë e Jugut për ceremoninë e mbylljes së “PyeongChang 2018”, që do të mbahet ditën e nesërme.

Në lidhje me spekulimet nëse ajo do të zhvillojë ndonjë dialog me zyrtarët e Koresë së Veriut që janë në vizitë në Korenë e Jugut, përfshirë anëtarin e lartë të partisë në pushtet, Kim Yong-chol, Sanders u përgjigj se, “Tani për tani, nuk ka asgjë të planifikuar”.

Yong-chol është një figurë e diskutueshme i konsideruar si përgjegjës për dy sulme në vitin 2010 që morën jetën e 50 personave në Korenë e Jugut.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit