SHBA, mbi 700 punëtorë të spitalit në Detroit të infektuar me COVID-19

Mos i humb

Më shumë se 700 punonjës të një spitali në zonën metropolitane të Detroit në shtetin Michigan të SHBA-ve janë testuar pozitiv ndaj koronavirusit të ri (COVID-19).

Zyrtari kryesor klinik i Sistemit Shëndetësor Henry Ford tha se infeksioni është zbuluar tek 734 punëtorë shëndetësorë të 2.500 punonjës që janë testuar, duke përbërë 2 për qind të 31.600 punonjësve të sistemit spitalor, raportoi faqja e lajmeve BridgeMI.

“Nëse testojmë tërë popullatën, ju do të shihni një numër të madh të njerëzve që do të dalin pozitiv”, tha Dr. Adnan Munkarah në një telefonatë konference me reporterët.

“Testimi pozitiv është vetëm një masë se sa ngjitëse është ky virus”, tha ai.

Zyrtarët e Henry Ford nuk pranuan të thonin se sa punonjës kanë vdekur nga epidemia ose detaje të mëtejshme në lidhje me punëtorët që janë testuar pozitiv.

“Pjesëtarët e ekipit tonë janë aseti jonë më i madh dhe shëndeti e siguria e tyre janë prioriteti kryesor, pasi ne vazhdojmë t’i përgjigjemi kësaj pandemie”, tha Munkarah në një deklaratë të veçantë.

“Ne e dimë se nuk jemi imun ndaj ekspozimit të mundshëm dhe mbetemi mirënjohës për guximin dhe përkushtimin e të gjithë ekipit tonë”, tha ai.

Beaumont, një sistem tjetër spitalor në zonën e Detroit, gjithashtu raportoi 1.500 punëtorë me simptoma të koronavirusit, duke përfshirë 500 infermierë, por asnjë konfirmim i rasteve nuk është bërë ende.

Sipas shifrave, Departamenti i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore në Michigan të hënën theksuan se Metro Detroit është epiqendra e virusit në shtetin e Michiganit me mbi 5.000 raste dhe gati 200 vdekje deri më tani. Në Michigan, mbi 17.200 raste të lidhura me koronavirus u raportuan me

thuajse 730 vdekje. 

Pasi u shfaq për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit