SHBA ndërpret ndihmat financiare për UNRWA-në

Mos i humb

Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Heather Nauert ka njoftuar se SHBA-të kanë marrë vendim për ndërprerjen e plotë të ndihmave financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA).

Në një deklaratë me shkrim në lidhje me çështjen, zëdhënësja Nauert ka bërë të ditur se SHBA-të nuk do të ofrojnë më fonde për UNRWA-në.

Nauert tha se pas kontributit prej 60 milionë dollarësh të SHBA-ve për agjencinë në fjalë, “kanë shprehur qartazi se tanimë nuk mund të bartin në mënyrë të vetme një pjesë të madhe të kësaj barre”.

Ajo pretendon se edhe më parë kanë përmendur problemet në mënyrën e funksionimit të agjencisë, por që nuk kanë parë ndonjë ndryshim.

Nauert thotë se ndjejnë shqetësim se ndërprerja e ndihmave për agjencinë do të prekë negativisht sidomos fëmijët palestinezë. “Palestinezët meritojnë më të mirën se modeli i ofrimit të shërbimeve të fokusuar në krizë. Ne si SHBA do të punojmë me Kombet e Bashkuara, shtetet përkatëse dhe aktorët tjerë për modele dhe qasje të reja”, tha Nauert.

Mediat amerikane më parë pretendonin se SHBA-ja, e cila muajt e kaluar ka ndërprerë 300 milionë nga 365 milionë dollarë ndihma të ofruara për UNRWA-në, do të ndërpresë plotësisht ndihmat në fjalë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit