SHBA, në 24 orët e fundit shënohen 410 vdekje të reja nga koronavirusi

Mos i humb

Me 410 vdekje të reja të shënuara në 24 orët e fundit në SHBA ka arritur në 1.711 numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (Covid-19).

Numri i rasteve dhe i vdekjeve në SHBA rritet çdo ditë e më shumë, e cila renditet e para në botë përsa i përket numrit të rasteve me koronavirus.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Universiteti “John Hopkins”, numri i të prekurve me koronavirus në 24 orët e fundit me 18.848 raste të reja është rritur në 104.860 ndërsa numri i vdekjeve me 410 raste të reja është rritur në 1.711.

SHBA me numrin më të madh të rasteve ndodhet në krye të listës së vendeve ku epidemia është përhapur në të gjithë botën. Ajo ndiqet nga Italia me 86.496 raste dhe Kina me 81.996 raste.

Përsa i përket përhapjes së virusit brenda në SHBA, rajoni më i prekur nga koronavirusi vazhdojnë të jenë New Yorku dhe fqinji i saj New Jersey.

Në rajonin e New Yorkut dje numri i rasteve ishte 39.140 ndërsa sot është rritur në 46.094. Theksohet se vetëm 26.697 e kësaj shifre ndodhet në qytetin e New Yorkut i cili ka një popullsi prej 8.5 milionë banorësh.

New Yorku ndiqet nga fqinji i saj New Jersey me 8.825 raste dhe Kalifornia me 4.885 raste.

Gjithashtu New Yorku është edhe rajoni ku janë shënuar më shumë vdekje ku gjatë 24 orëve nga 461 numri i të vdekurve është rritur në 605. New Yorku ndiqet nga Washingtoni me 175 vdekje dhe de Louisiana me 119 vdekje.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit