SHBA nis formalisht largimin nga Organizata Botërore e Shëndetit

Mos i humb

Administrata e presidentit Trump i ka dërguar një letër Kongresit dhe Kombeve të Bashkuara ku i njofton për tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në lidhje me mënyrën se si ky organizëm u përball me pandeminë.

Njoftimi për tërheqjen i është dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Në bazë të rezolutës së përbashkët të miratuar në Kongres në vitin 1948, Shtetet e Bashkuara duhet të njoftojnë një vit përpara për lëvizjen dhe duhet të paguajnë detyrimet për agjencinë para largimit.

Vendimi për largim nga OBSH-ja do të hyjë në fuqi brenda një viti, më 6 korrik 2021.

Akti i fundit i presidentit Trump ndryshon perspektivat e OBSH pasi Shtetet e Bashkuara janë financuesi i parë që kontribuon rreth 15% të buxhetit, pak a shumë 400 milion dollarë.

Trump më herët kishte akuzuar drejtuesit e OBSH-së se ishin shumë pro Kinës dhe nuk kishin dhënë në kohë alarmin për pandeminë Covid.

Vetëm pak pasi u bë i ditur se divorci ishte bërë zyrtar, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së në Twitter kujtoi misionin e agjencisë dhe rëndësinë e financimit të luftës kundër koronavirusit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit