SHBA, një zjarr i ri përfshin Kaliforninë

Mos i humb

 

Shteti i Kalifornisë në SHBA është përfshirë nga një zjarr i ri i pyjor i cili ka shpërthyer në afërsi të Pyllit Nacional Mendocino në veri të këtij shteti.

Zëvendës sherifi i qytezës Mendocino, Matthe Kendall tha se zjarri ka shpërthyer në pjesën qendrore të pyllit, në afërsi të fshatit Covelo.

Zjarri është shfaqur 64 kilometra në veri të zjarrit tjetër i cili shpërtheu dy javë më parë në mes të Lake County dhe Mendocino.

Autoritetet kanë dhënë urdhër për evakuimin e 60 shtëpive në Covelo si pasojë e zjarrit.

Nga ana tjetër, zjarri që nisi javën e kaluar në rajonin Shasta në veri të Kalifornisë është marrë nën kontroll vetëm 23 për qind.

Të paktën 50 mijë persona janë evakuuar nga rajoni që nga java e kaluar nga zjarri, si pasojë e të cilit humbën jetën 8 persona, u dogjën tërësisht 818 shtëpi dhe u dëmtuan 165 të tjera.

Autoritetet më herët lejuan kthimin e 10 mijë personave në Shasta pas aktiviteteve për fikjen e zjarrit.

Paralelisht me këtë, 20 mijë persona të tjerë ishin evakuuar nga zjarret që përfshinë edhe rajonet Mendocino dhe Lake County. Zyrtarët kanë thënë se shtatë shtëpi janë djegur nga zjarri i dyfishtë që përfshiu një sipërfaqe totale prej 275 kilometrash katrorë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit