SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet në 132.610

Mos i humb

SHBA mbetet në krye të listës së vendeve më të goditura nga koronavirusi dhe është epiqendër e pandemisë.

Sipas faqes së internetit „Worldometer“, në 24 orët e fundit në SHBA janë konfirmuar 49.007 raste me COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i rasteve është rritur në 2.985.897.

Sa i përket numrit më të lartë të rasteve të konfirmuara, pas SHBA-së vijnë Brazili (1.604.585), Rusia (704.607) dhe India (687.862).

Nga ana tjetër, shteti amerikan New York është e para në SHBA për nga numri i rasteve, ndërsa më pas radhiten California dhe Texas.

Në New York janë regjistruar 422.268 raste me COVID-19, në mesin e të cilëve janë edhe 32.248 raste të vdekjeve.

Në SHBA deri më tani janë bërë rreth 37,7 milionë teste për COVID-19, ndërsa numri i të shëruarve është rreth 1,3 milionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit