SHBA, numri i të vdekurve nga COVID-19 tejkalon shifrën 11.000

Mos i humb

Plani Zviceran tejkalon mesataren e Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim

Shpenzimet publike kanë kërcyer lartë për shumë vende dhe Zvicra hyn tek ato me sasitë më të mëdha veçanërisht në mbështetje të...

Kinë, Wuhan testoi pothuajse 10 milionë qytetarë për 10 ditë

"Wuhan ka testuar 9.89 milionë persona gjatë fushatës së tij 10 ditore të provës nukleike në të gjithë qytetin ndërsa janë zbuluar...

Afrikë e Jugut: Masat e izolimit, “jo kushtetuese” dhe “të pavlefshme”

Një gjykatë afrikano-jugore ka vendosur se disa rregulla të izolimit, të vendosura nga qeveria, ishin jo kushtetuese dhe të pavlefshme.

Molotov gaz lotsjellës dhe plumba gome’- vazhdojnë demostratat për vrasjen e George Floyd

Vazhdojnë përplasjet mes protestuesve dhe policisë në shumë qytete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas vrasjes së George Floyd.

Sipas të dhënave të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 11.008 persona, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara ka shkuar në 368.533 raste.

Kirurgu i Përgjithshëm i SHBA-ve, Jerome Adams, paralajmëroi se kjo javë do të jetë shumë e vështirë për vendin.

“Kjo do të jetë java më e vështirë dhe më e dhimbshme e jetës së shumicës së amerikanëve. Ky do të jetë momenti ynë i Pearl Harbour-it dhe momenti ynë i 9/11, vetëm që nuk do të jetë i lokalizuar, do të ndodhë në të gjithë vendin”, tha Adams për Fox News.

Mjekja e cila udhëheq ekipin e koronavirusit në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, javën e kaluar paraqiti një model për numrin e mundshëm të vdekjeve nga koronavirusi në SHBA.

Sipas këtij modeli, mes 100 mijë dhe 240 mijë persona mund të humbin jetën në SHBA nëse ndiqen rregullat e distancimit social dhe rregullat e shëndetit publik. Pa asnjë intervenim, modeli parashikon 1.5 deri në 2 milionë vdekje.

Shteti amerikan New York është më i goditur nga pandemia me pothuajse 5 mijë vdekje.

SHBA është bërë shteti me numrin më të madh të rasteve të konfirmuara të koronavirusit në botë, i ndjekur nga Spanja, Italia dhe Gjermania.

Pas shfaqjes për herë të parë dhjetorin e kaluar në Wuhan të Kinës, koronavirusi është përhapur në mbarë botën. Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpërthimin e ka shpallur një pandemi me epiqendër të re Evropën.

Sipas të dhënave nga Universiteti John Hopkins me bazë në SHBA, deri më tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus ka tejkaluar shifrën 1.3 milionë, me mbi 76 mijë vdekje dhe mbi 292 mijë të shëruar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Për ne si Lëvizje për Drejtësi është e pa pranushme që dikush të këshilloj ose ta kërcënoj ose shantazhoj ndonjë prej deputeve.

Ne si Lëvizje për Drejtësi dega në kodër të Trimave Prishtinë mendoj se presidenti po kalo kompetencat...

Supë : E pasur dhe e shijshme

Kjo është supë tradicionale italiane, e cila ka prejardhjen që nga koha e vjetër romake Përbërësit:

Si të ulet sheqeri pa ilaçe: Pesë receta nga mjekësia popullore!

Sheqeri i ngritur në organizëm është problem serioz mjekësor, i cili nuk bën të injorohet Sasia e ngritur e...

SA PËRFITUAM NGA RAMAZANI

Falenderimi i takon Allahut dhe salavatet dhe përshëndetjet më të mira qofshin për të dërguarin e Allahut Muhamedin, familjen e tij dhe...

MEDITIME KURANORE – 154

1. Nata e Kadrit dhe vlerat e saj! U përmend nata e Kadrit në suren el Kadër pesë herë, në këto përmendje...