SHBA, numri i të vdekurve nga gripi rritet në 53

Mos i humb

Numri i të vdekurve nga gripi në SHBA që nga tetori i vitit të kaluar, me vdekjen e 16 fëmijëve në një javë të fundit, është rritur në 53.

Në njoftimin e publikuar nga Qendrat Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), është bërë e ditur se në 7 ditët e fundit në SHBA kanë humbur jetën 16 fëmijë nga gripi. Kështu që nga muaji tetor numri i personave që kanë humbur jetën nga gripi është rritur në 53.

Zëvendësdrejtorja e CDC, Anne Schuchat, njoftoi se në statistikat për aplikimin e spitaleve nga gripi që nga viti 2010, ky vit është me shifra më të mëdha.

Në njoftim theksohet se virusi H3N2 është i përhapur këtë vit dhe se mund të shkaktojë komplikime të ndryshme, ku në disa raste edhe mund të shkaktojë vdekje. Schuchat theksoi se numri i të sëmurëve që shkojnë në spitale për t’u trajtuar është më i madh se atyre të viteve të kaluara.

Zyrtarët theksojnë se qeveria amerikane ka marrë masa në shumë fusha në luftën kundër gripit, por çdokush duhet të jetë i kujdesshëm që të mbrojë veten dhe anëtarët e familjes nga gripi./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit