SHBA, numri i vdekjeve nga koronavirusi arrin në 800

Mos i humb

Sipas të dhënave të fundit të Universitetit amerikan Johns Hopkins, numri i rasteve të vdekjes nga koronavirusi në SHBA ka arritur në 800 persona, ndërsa numri i rasteve të konfirmuara në mbi 55.200.

Shifrat vendosin SHBA-në në tre vendet e para në të gjithë botën me numrin më të madh të rasteve pas Italisë dhe Kinës.

Në New York dhe në shtetin veriperëndimor Washington u raportuan rastet e para të virusit në fund të muajit janar, ndërsa ata janë shtetet më të prekure ma 192 dhe 128 raste të vdekjeve secila.

Deri më tani, gjithsej 354 persona të diagnostikuar me COVID-19 në SHBA janë shëruar.

Raste të koronavirusit janë raportuar në 50 shtetet e SHBA-së, si dhe në District Columbia, Portoriko dhe Guam.

Shifrat e Universitetit Johns Hopkins tejkalojnë numrin zyrtar të përpiluar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), të cilat azhurnohen çdo ditë, por vetëm për rastet e raportuara deri në ora 16:00 të ditës paraprake.

Koronavirusi i ri, i njohur zyrtarisht si COVID-19, u shfaq për herë të parë në qytetin kinez Wuhan në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa sipas të dhënave të universitetit amerikan Johns Hopkins, ai është shpërndarë në më shumë se 169 shtete dhe rajone.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) e ka shpallur sëmundjen pandemi botërore.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit