SHBA përforcon vijën e frontit Munbixh-Mburoja e Eufratit

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), po rrit masat kundër një operacioni të mundshëm në rajonin Munbixh të Sirisë, ku Turqia dëshiron që ta pastrojë nga terrorizmi. Ushtria amerikane ka përforcuar forcat e saj në rajon.

Sipas informacioneve që Anadolu Agency (AA) ka marrë nga burime të sigurta lokale mësohet se SHBA ka kryer përforcime ushtarake në rajonin Munbixh në perëndim të Lumit Eufrat.

SHBA ka dërguar 300 trupa ushtarake dhe një numër të madh të automjeteve të blinduara dhe makinave të punës në vijën e frontit në zonën e operacionit “Mburoja e Eufratit”, e cila ndodhet në pjesën perëndimore të rajonit Munbixh të pushtuar nga organizata terroriste YPG/PKK.

Bëhet e ditur se forcat amerikane janë vendosur në anët e fshatit Zub’ul Bejn, në perëndim të qytezës Saxhu Çayi, që përbën vijën e frontit mes zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit” dhe YPG/PKK-së.

Trupat amerikane të vendosura në rajon kanë ardhur nga baza amerikane Sebet e cila ndodhet në rajonin Sirrin në lindje të Munbixh-it.

Aktualisht SHBA në vijën kufitare të zonës së operacionit “Mburoja e Eufratit” nën kontrollin e opozitarëve kanë tre pika vëzhgimi në Tuhar, Hilvanxhi dhe Dadat.

– Janë rritur patrullimet

Ndërkohë njoftohet se elementët përforcues kanë nisur të bëjnë patrullimet ditore në Saxhu Çayi në të cilën më parë kryheshin javore.

Forcat amerikane, në të njëjtën kohë në 3 ditët e fundit po kryejnë patrullime edhe në rajonin Rasul Ajn që ndodhet përballë vendkalimit kufitar Ceylanpinar të Turqisë.

Rajoni Munbixh i Halepit që prej gushtit 2016 e deri tani ndodhet nën pushtimin e organizatës terroriste YPG/PKK e cila mbështetet nga SHBA.

SHBA e cila vazhdon mbështetjen e saj ndaj YPG/PKK me pretendimin e luftës kundër organizatës terroriste DEASH, kishte premtuar se pas pastrimit të rajonit nga DEASH terroristët e YPG/PKK-së do të tërhiqeshin nga qendra e këtij rajoni dhe se administrimin do t‘ia linin popullatës rajonale.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit