SHBA përgatitje për sanksione të reja ndaj Rusisë

Mos i humb

 

Disa senatorë republikanë dhe demokratë në SHBA kanë paraqitur në Kongres një projektligj i cili përmban sanksione të reja dhe të rrepta ndaj Rusisë.

Sipas një lajmi në Fortune, projektligji i paraqitur nga senatorët Lindsey Graham, Bob Menendez, Cory Gardner, Ben Cardin, John McCain dhe Jeanne Shaheen, përmban sanksione të reja ndaj Rusisë për shkak të “ndërhyrjes ruse në zgjedhjet në SHBA, ndikimit të keq në Siri, agresivitetit në Krime dhe aktiviteteve të tjera”.

Senatori republikan Graham tha se sanksionet aktuale nuk janë parandaluese për sa i përket ndërhyrjes së mundshme ruse në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2018.

Projektligji i titulluar “Ligji për mbrojtjen e sigurisë amerikane kundër sulmit të Kremlinit 2018” thuhet se do të përfshijë sanksione ndaj “figurave politike, oligarkëve dhe disa familjeve” të afërt me presidentin rus Vladimir Putin.

Ndërkaq, senatori demokrat Menendez, duke folur për projektligjin tha se Vladimir Putin vazhdon të jetë kërcënim në rritje për SHBA-në dhe aleatët e saj.

“Edhe pse Kongresi vitin e kaluar pranoi me shumicë dërmuese një sërë kundërmasash, fatkeqësisht, administrata nuk i është përmbajtur në kuptimin e plotë të fjalës. Ky projektligj është hap i ardhshëm për t’i shtrënguar vidhat e Kremlinit”, është shprehur Menendez.

Projektligji i ri është paraqitur pas raporteve se rrjeti social Facebook ka detektuar dhe mbyllur disa llogari të cilat kanë transmetuar lajme të rreme në platformat e tyre para zgjedhjeve të përgjithshme në SHBA.

Projektligji duhet të miratohet nga Senati, Dhoma e Përfaqësuesve dhe presidenti amerikan Donald Trump para se të hyjë në fuqi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit