SHBA pezullon stërvitjet ushtarake me Korenë e Jugut

Mos i humb

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes ka pezulluar 3 stërvitje ushtarake të planifikuara me Korenë e Jugut “për një kohë të pacaktuar”, përfshirë edhe stërvitjen detare të quajtur “Garda e Lirisë”.

Zëdhënësja e Pentagonit, Dana White në një deklaratë me shkrim ka njoftuar se Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ka realizuar një takim me shefin e Shtabit të Përgjithshëm Amerikan Joseph Dunford, Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë John Bolton për të diskutuar në lidhje me rezultatet e samitit në mes të presidentit të SHBA-ve Donald Trump dhe liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un, të mbajtur më 12 qershor në Singapor.

“Sekretari Mattis ka pezulluar stërvitjet e caktuara ushtarake për një kohë të pacaktuar, në mënyrë të koordinuar me aleatin tonë Korenë e Jugut, për të mbështetur zbatimin e rezultateve të Samitit të Singaporit”, thotë White.

Ajo bëri të ditur se në kuadër të stërvitjeve në fjalë përfshihet edhe stërvitja detare e njohur si “Garda e Lirisë” e cila shpesh kritikohej nga Koreja e Veriut.

Stërvitja “Garda e Lirisë” e cila nga qeveria e Phenianit vlerësohej si “stërvitja e pushtimit të Koresë së Veriut”, organizohej çdo vit nga forcat Detare të SHBA-ve dhe të Koresë së Jugut.

White theksoi se në mesin e stërvitjeve të pezulluara për kohë të pacaktuar janë edhe dy stërvitje trajnuese të ndryshme të cilat planifikoheshin të mbahen brenda 3 muajve.

“Vendimet shtesë të cilat do të merren për mbështetjen e takimeve diplomatike të kryesuara nga sekretari Pompeo, do të jenë të lidhura me vazdhimin e negaciatave produktive me Korenë e Veriut”, thotë zëdhënësja White.

Trump me një vendim historik në Singapor u takua me liderin e Koresë së Veriut. Të dy liderët nënshkruan një dokument gjithëpërfshirës për vazhdimin e negociatave diplomatike mes SHBA-ve dhe Koresë së Veriut për pastrimin e Gadishullit Korean nga armët bërthamore./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit