“SHBA po kërkon justifikim për të qëndruar në Siri”

Mos i humb

Megjithëse mund të duket se SHBA po tërheq njësitë ushtarake nga Siria, ajo është duke kërkuar justifikim për të qëndruar atje, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova.

“Aktualisht duket sikur po tërhiqen, por, ashtu sikurse ndodh në filma romantikë, po kërkojnë arsye për të qëndruar”, tha Zaharova në një konferencë shtypi, duke theksuar se se nuk janë të siguritë nëse Washingtoni do të bëjë tërheqje, për arsye se, siç tha ajo, strategjitë e SHBA-së janë të panjohura.

“Është e një rëndësie të veçantë që kurdët të krijojnë dialog me Damaskun. Ashtu siç kemi thënë disa herë, kurdët janë pjesë e shoqërisë së Sirisë. Hyrja e rajoneve me popullsi kurde nën kontrollin e qeverisë do të neutralizojë rreziqet ndaj sigurisë së fiqnjve të Sirisë”, deklaroi Zaharova.

Ajo tha se tërheqja e njësive ushtarake amerikane nga Siria do të ishte hap i duhur dhe shprehu besim se “rajonet e lëshuara pas largimit të amerikanëve do të hyjnë nën kontrollin e qeverisë së Sirisë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit