SHBA, protestë kundër “pretendimeve armene”

Mos i humb

 

Turqit të cilët morën pjesë në protestën e mbajtur në kryeqytetin e SHBA-ve, Washington, u shprehën se është një gabim i madh që ngjarjet e vitit 1915 po paraqiten nga armenët duke u shtrembëruar.

Qindra turq u mblodhën përpara rezidencës së Ambasadës turke në Washington, në aktivitetin e organizuar nën udhëheqjen e Komitetit Drejtues Kombëtar Turk-Amerikan (TASC) dhe të mbështetur nga institucionet si Qendra e Dijanetit në Amerikë (DCA).

Pjesëmarrësit në aktivitetin e organizuar si reagim ndaj protestave të armenëve, të cilët u mblodhën në të njëjtin rajon për të protestuar kundër ngjarjeve të vitit 1915, kënduan himnin kombëtar turk dhe hapën flamuj të Turqisë dhe të Azerbajxhanit.

Në protestën e cila u mbështet edhe nga turqit ahiska, azerbajxhanasit dhe minoritetet e tjera që jetojnë në SHBA, u theksua se ngjarjet e vitit 1915 po shtrembërohen nga armenët.

Në protestë kishte masa të gjera të sigurisë, kurse protestuesit hidhnin slogane në mbështetje të Turqisë. Pjesë ishin edhe ambasadori i Turqisë në Washington, Serdar Kılıç, ambasadori i Azerbajxhanit në Washington, Elin Suleymanov dhe kryetarët themelues të TASC-it, Halil Mutlu dhe Gunay Evinch.

Që të dy protestat përfunduan pa incidente.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit