“SHBA provokoi Turqinë duke u siguruar armë kurdëve”

Mos i humb

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, deklaroi se SHBA-të provokuan Turqinë duke siguruar armë për kurdët në Siri.

Në një konferencë për media në kryeqytetin rus Moskë, Zakharova bëri një vlerësim në lidhje me zhvillimet e fundit në Siri.

“SHBA vazhdon të ‘pushtojë’ një territor të gjerë në zonën përreth El Tanf. Kjo zonë është bërë një strehë e sigurtë për anëtarët e mbetur të DEASH-it. SHBA-të në pjesën lindore të lumit Eufrat, për t’i dhënë mbështetje aleatëve të saj kurdë po hyn në një front të hapur me ushtrinë e Sirisë”, tha ajo.

Zakharova tha se SHBA me veprimet e saj në Siri ka provokuar edhe Turqinë.

“SHBA-të provokuan Turqinë duke u dërguar armë kurdëve nëpërmjet territorit të Irakut. Edhe Turqia në kundërpërgjigje të kësaj vazhdoi operacionet ushtarake në Afrin në kuadër të operacionit ‘Dega e Ullirit'”, tha ajo.

Më tej Zakharova shpjegoi se lajmi për vrasjen e qindra shtetasve rusë nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të më 7 shkurt nuk pasqyron të vërtetën.

“Është e vërtetë se në sulmin në fjalë ka persona që kanë humbur jetën e tyre, por këto janë informacione që kanë nevojë konfirmim. Në sulm mund të jenë vrarë 5 qytetarë rusë, por këta persona nuk janë pjesëtarë të ushtrisë ruse”, tha Zakharova./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit