SHBA, refugjati sirian ofron ushqim falas për punonjësit federalë

Mos i humb

Një refugjat sirian që jeton në SHBA u ofron ushqim falas punonjësve federalë në restorantin e tij, pasi Washingtoni po kalon një mbyllje të pjesshme të qeverisë.

Yassin Terou, pronari i restorantit ‘ House’ në Tennessee të SHBA-ve, filloi fushatën më 14 janar duke u ofruar ushqim falas punonjësve federalë kur ata tregojnë kartat e tyre të identifikimit.

Duke folur për Anadolu Agency (AA), Tereu shpjegon se në SHBA ka ardhur në vitin 2011 pas shpërthimit të luftës civile në Siri, ndërsa restorantin e ka hapur në vitin 2014.

“Njerëzit në Tennessee na treguan shumë dashuri në atë kohë”, tha Tereu, duke shtuar se ata filluan fushatën për të kthyer përkrahjen e njerëzve “të zellshëm dhe të dobishëm”.

Pronari i restorantit tha se numri i personave që përfitojnë nga kjo fushatë e quajtur “E filluar për dashuri” po rritet nga dita në ditë.

Tereu theksoi se lëvizja nuk ka ndonjë çështje politike dhe se nuk ka rëndësi nëse njërëzit që vijnë në restorantin e tij janë republikanë apo demokratë.

“Ne kemi marrë shumë mbështetje për këtë fushtatë”, tha ai.

Kombi turk tregon mikpritje të madhe ndaj sirianëve

Terou po ashtu falënderon kombin turk për strehimin e sirianëve.

“Kombi turk ka treguar një ndihmë dhe mikpritje të madhe për njerëzit që kërkuan strehim në këtë vend për shkak të situatës në Siri”, tha ai.

Refugjati sirian po ashtu tha se uron të dëgjojë tregime të ngjashme me atë të tij nga vëllezërit sirianë që jetojnë në Turqi.

Restoranti ‘Falafel House’ në vitin 2018 u emërua si “vendi më i bukur në Amerikë” nga revista amerikane “Reader’s Digest”.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë që po vazhdon është bërë mbyllja më e gjatë në SHBA, pasi presidenti Donald Trump vazhdon të këmbëngulë për financimin e murit në kufirin me Meksikën, kërkesë të cilën demokratën e kanë kundërshtuar me këmbëngulje.

Mbyllja sot ka hyrë në muajin e dytë, ndërsa qindra mijëra punonjës federalë vazhdojnë të humbasin pagat e tyre.

Shumë agjenci federale janë mbyllur ose u janë kufizuar veprimet e tyre për shkak të mungesës së fondeve që filloi më 22 dhjetor nga mbyllja e pjesshme e qeverisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit