SHBA, rritet numri i të vdekurve nga uragani Florence

Mos i humb

Së paku 43 persona kanë humbur jetën gjatë motit me stuhi në bregun jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), i cili hasi në goditje të uraganit Florence që më vonë u shndërrua në nivel të stuhisë tropikale.

Roy Cooper, guvernator i Karolinës së Veriut, konfirmoi se në këtë rajon për vdekje pësuan 32 persona, ndërsa 11 në Karolinën e Jugut dhe Virxhinia.

Ai theksoi se ekipet në terren vazhdojnë të punojnë për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet. Siç tha Cooper, janë kryer rreth 5.000 aksione shpëtimi në këtë rajon.

Një numër i madh i shtëpive në rajonin e Karolinës së Veriut dhe të Jugut dhe Virxhinia janë përmbytur.

Përmbytjet përgjatë dy Karolinave shkaktuan probleme të mëdha për popullatën, ndërsa më shumë se një milion njerëz mbetën pa energji elektrike. Vlerësimet janë se moti me stuhi mund të shkaktojë dëme deri në 170 miliardë dollarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit