SHBA sanksione ndaj oligarkëve dhe zyrtarëve të lartë rusë

Mos i humb

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë vendosur sanksione për dhjetëra individë dhe entitete të Rusisë, në mesin e të cilëve shtatë oligarkë dhe 17 zyrtarë të lartë të vendit.

Ndëshkimet paraqesin një hakmarrje për atë që cilën Washingtoni e quan si aktivitete gjithnjë e më të dëmshme të Moskës, nisur nga aneksimi i Krimesë, duke vazhduar me mbështetjen e vazhdueshme që ja jep regjimit sirian, përfshirë edhe përpjekjet e saj “për të shkatërruar demokracitë Perëndimore dhe aktivitetet keqbërëse kibernetike”.

Sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin, në deklaratën ku njoftoi për masat e ndërmarra të SHBA-ve, tha se qeveria ruse vepron për një përfitim jo të barabartë të oligarkëve dhe elitave qeveritare.

“Oligarkët dhe elita ruse, të cilët përfitojnë nga ky sistem i korruptuar, nuk do të mund të fshihen për të shmangur pasojat e aktiviteteve destabilizuese të qeverisë së tyre”, tha Mnuchin.

Sanksionet e shqiptuara të premten, përfshijnë disa nga njerëzit më të pasur të Rusisë, mes tyre manjatët e energjisë, Vladimir Bogdanov dhe Oleg Deripaska. Sanksione u janë shqiptuar edhe oligarkëve Suleiman Kerimov, financues rus i afërt me presidentin Vladimir Putin, drejtorin në sektorin e naftës, Igor Rotenberg, drejtorin Ekzekutiv në sektorin e Energjisë, Kirill Shamalov, biznesmenin miliarder rus Andrei Skoch, si dhe ish dhëndrin e Putinit, Kirill Shamalov.

Përveç individëve, SHBA-të kanë vendosur sanksione edhe mbi 12 kompani ruse, të cilat drejtohen nga shtatë biznesmenë.

Për sa u përket qeveritarëve të vendosur në listën amerikane të sanksioneve ndodhen Andrey Akimov, kryetar i Gazprombank në pronësi të shtetit dhe anëtari i bordit të Gazprom Neft, Sergey Fursenko.

Sanksionet e së premtes ndalojnë individët nga SHBA-të të bëjnë biznes me entitetet dhe personat e sanksionuar rusë, pasuria e të cilëve është ngrirë në SHBA.

– Kompanitë e armëve

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë sanksionuar edhe Rosoboronexport, një kompani shtetërore ruse për tregti me armë, për të cilën Departamenti i Thesarit thotë se ka “lidhje të pashkëputura me qeverinë e Sirisë, të cilës në mbi një dekadë i ka shitur armë në vlerë prej disa miliardë dollarë”.

“Rusia ka kontribuar për qeverinë e Sirisë, duke i shitur dhe transferuar pajisje ushtarake ruse, që i ka mundësuar Asadit të vazhdojë të kryejë sulme kundër qytetarëve sirianë”, tha Departamenti i Thesarit.

Në një kundërpërgjigje të saj ndaj sanksioneve, Rosoboronexport tha po studiojnë dokumentin, për të shtuar se fakti që pikërisht Rosoboronexport ka qenë në shënjestër, konfirmon qëllimin e vërtetë të sanksioneve.

“Të gjitha këto akuza paraqesin vetëm një pretekst për të dëbuar Rusinë nga tregu global i armëve”, thuhet në reagim.

– Rusia: Kjo është grabitje

Ministria e Jashtme e Rusisë ka kritikuar sanksionet, të cilët i quajtën “vjedhje të pronës private ruse në SHBA”.

“Pasi dështuan 50 përpjekjet e mëparshme amerikane, ky vend vazhdon të frikësojë me refuzimin e vizave amerikane, si dhe duke kërcënuar bizneset ruse me ngrirjen e pronave dhe aseteve financiare, por harron se marrja e pronës private quhet grabitje”, thotë Ministria e Jashtme e Rusisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit