SHBA shkurton financimin për spitalet në Kudsin Lindor

Mos i humb

Përfaqësuesit e spitaleve palestineze sot dënuan vendimin e administratës amerikane për shkurtimin e financimit të spitaleve në Kudsin Lindor, duke thënë se vendimi do të ketë pasoja “katastrofike” për sektorin e shëndetësisë.

“Ky vendim do të reflektojë negativisht në spitale dhe do të çojë në vonimin e ofrimit të shumë shërbimeve në sektorin mjekësor”, tha Basem Abu-Lebda, drejtori i spitalit Makassed në Kuds në një konferencë për media në spitalin “Augusta Victoria”.

“Në thelb, vendimi do të ketë një ndikim negativ në jetën e miliona palestinezëve”, tha Abu-Lebda.

Administrata e SHBA-së vendosi të shkurtojë rreth 25 milionë dollarë ndihma spitaleve që ndodhen në Kudsin Lindor të pushtuar dhe ku trajtohen kryesisht palestinezët.

Nga vendimi më së shumti mund të preken pesë spitale në Kudsin Lindor, si “Augusta Victoria” dhe “St. John Eye”, e cila kryesisht ofron shërbime oftalmologjike për pacientët palestinezë nga Bregu Perëndimor dhe Kudsi Lindor.

Abu-Lebda u bëri thirrje autoriteteve palestineze, anëtarëve të Kongresit të SHBA-së dhe bashkësisë ndërkombëtare që të marrin përgjegjësi dhe të marrin masa për tejkalimin e pasojave të vendimit të lartpërmendur për reduktimin e ndihmës.

Javën e kaluar, Washingtoni zyrtar shfuqizoi ndihmën financiare për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë (UNRWA). SHBA deri më tani kanë qenë donatori më i madh i UNRWA-së me rreth 350 milionë dollarë në vit, që është rreth një e katërta e buxhetit të agjencisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit