SHBA-të mbështesin integritetin territorial të Sirisë

Mos i humb

SHBA-të mbeten të përkushtuara për të mbështetur integritetin territorial të Sirisë dhe një “Siri të bashkuar”, tha një zyrtar i Departamentit amerikan të Shtetit.

Zyrtari, i cili foli në kushte anonime për shkak të kufizimeve për t’u prononcuar për mediat, u përgjigj në një pyetje të AA-së për raportimet e mediave se pjesët veriore të Sirisë që zotëroheshin nga SDF, një grup i dominuar nga PKK/PYD-ja terroriste, do të njiheshin si rajon i pavarur nga SHBA-të.

“Ne mbështesim integritetin territorial të Sirisë dhe një Siri të bashkuar dhe demokratike në të cilën janë të mbrojtura të drejtat e të gjitha grupeve. E ardhmja e Sirisë duhet të vendoset nga sirianët, në përputhje me tranzicionin politik dhe procesin zgjedhor të sanksionuar në UNSCR 2254”, tha zyrtari, duke iu referuar një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që riafirmon sovranitetin e Sirisë.

Zyrtari shtoi se ata do të nxisin të gjitha palët siriane që të punojnë së bashku në një mënyrë të pajtueshme me Rezolutën 2254, me qëllim që të avancojnë procesin politik të udhëhequr nga OKB-ja.

Në një deklaratë për AA, Departamenti Amerikan i Mbrojtjes theksoi se koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, i njohur si Task Forca e Përbashkët e Kombinuar – Operation Inherent Resolve (OIR), do të vazhdojë.

“Regjimi sirian vazhdon të dëshmojë se është i paaftë të parandalojë (DEASH-in) nga përdorimi i Sirisë si një strehë e sigurtë dhe sulmet kundër atdheut të Shteteve të Bashkuara”, tha Departamenti amerikan, duke shtuar se koalicioni do të vazhdojë operacionet e tij pasi regjimi sirian nuk është në gjendje të mposhtë DEASH-in./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit