SHBA-të nuk tërheqin trupat nga Koreja e Jugut

Mos i humb

 

 

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk janë duke shqyrtuar një vendim të presidentit amerikan, Donald Trump, që ka të bëjë me Gadishulli Korean, thanë të premten burime nga Presidenca e Koresë së Jugut.

Në një artikull të botuar ditë më parë në të përditshmen amerikane New York Times, citohej një burim i afërt me presidentin e SHBA-ve, i cili pretendonte se Trump ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të marrë në konsideratë uljen e numrit të ushtarëve amerikanë në Korenë e Jugut, i cili aktualisht është afër 30.000.

Burimi në fjalë tha se kështu, Trump po bëhet gati për një epilog paqësor nga takimi që do të realizojë me liderin Koresë së Veriut, Kim Jong Un.Marrëveshja e paqes me të cilën do të përfundonte zyrtarisht lufta e Koresë e zhvilluar në vitet 1950-1953, do të mund të ulte nevojën për praninë e madhe ushtarake e cila ndodhet për të parandaluar një sulm nga Veriu.

Lajmi për uljen e ushtarëve amerikanë është përgënjeshtruar nga Koreja e Jugut.

“Zyrtari kryesor në Shtëpinë e Bardhë përgjegjës për Sigurinë Kombëtare, tha se raporti nuk është aspak i vërtetë”, tha Yoon Young-Chan, sekretari kryesor i zyrës presidenciale për marrëdhënie me opinionin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit