SHBA, tjetër “marrje me të mirë” ndaj Koresë së Veriut: ulemi e bisedojmë kur të doni

Mos i humb

Uashingtoni është përpjekur të ulë paksa tonet me Phenianin kërcënues, duke tentuar që ta çojë krizën drejt bisedimeve për zgjidhjen e saj.

Sekretari i Shtetit, Rex Tillerson tha së fundi se Shtetet e Bashkuara ishin të gatshme të flisnin me Korenë e Veriut sa herë që kjo e fundit të jetë ë gati, por shtoi Tillerson, Pheniani duhet të vijë në tryezën e bisedimeve e gatshme për të ndryshuar kursin e programeve bërthamore dhe raketore.

“Ne jemi të gatshëm të flasim sa herë që ata janë gati të flasin”, tha Tillerson.

E nga ana tjetër, si për të mos e “ulur hundën”, kreu i diplomacisë amerikane tha se gatishmëria ushtarake e SHBA për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi të Koresë së Veriut ishte e fortë. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit