SHBA ul për 285 milionë dollarë buxhetin për OKB-në

Mos i humb

Ambasadorja e përhershme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kombet e Bashkuara (OKB) Nikki Haley tha se Washingtoni zyrtar në vitin e ardhshëm fiskal do të ul për 285 milionë dollarë buxhetin për fondet e OKB-së.

Haley në një deklaratë me shkrim theksoi se ulja e alokimit të fondeve për OKB-në është një hap i madh i SHBA-së në drejtimin e duhur.

“Joefikasiteti dhe shpenzimet e tepruara janë një situatë njohur e OKB-së. Në të ardhmen, nuk do të lejojmë abuzimin me bujarinë e popullit amerikan”, tha Haley.

Megjithë, ulja e alokimeve buxhetore, SHBA-të mbeten donatori më i madh i OKB-së. Ky vend siguron 3.3 miliardë nga gjithsej 5.4 miliardë dollarë në buxhetin e OKB-së për periudhën e ardhshme fiskale.

Vendimi i SHBA-ve për reduktimin e alokimeve për OKB-në vjen pak ditë pasi Asambleja e Përgjithshme e kësaj organizate me shumicë votash miratoi rezolutën, me të cilën kundërshton vendimin e SHBA-së për njohjen Kudist si kryeqytet të Izraelit.

Presidenti amerikan Donald Trump si dhe ambasadorja Haley, hapur u kërcënuan se SHBA-të do të reduktojnë ndihmën financiare për vendet që votojnë për rezolutën, kurse të tillë ishin 128 vende./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit