SHBA, uragani Micheal mori 6 jetë njerëzish

Mos i humb

Të paktën gjashtë persona e kanë humbur jetën të mërkurën kur Uragani Michael arriti në Florida si stuhia më e fortë që ka goditur pjesën kontinentale të SHBA-ve në 50 vitet e fundit.

Zyra e sherifit në qarkun Gadsden pranë Tallahassee, raporton se “tani mund të konfirmojë vdekjen e katër njerëzve”.

Zyrtarët thonë se ende nuk kanë publikuar identitetet, derisa familjet e të vdekurve të njoftohen. Një nga viktimat është një burrë mbi të cilin ra një pemë dhe një tjetër viktimë është një vajzë 11-vjeçare e cila humbi jetën në shtëpinë e saj dhe një shofer i cili humbi jetën kur një pemë ra mbi makinën në të cilën ndodhej.

Sipas Qendrës Kombëtare të uraganit, Michael ka goditur në afërsi të qytetit Mexico Beach me fuqi të frikshme të kategorisë së katërt me erëra që kanë arritur shpejtësi prej 249 kilometra në orë dhe vazhdoi të kalojë në pjesën juglindore të SHBA-ve. Më tej raportohet se derisa kaloi pjesën jugperëndimore të Xhorxhias stuhia ra në kategorinë e parë me erëra prej 137 kilometrash në orë.

Uragani Michael në Panama City shkaktoi dëme të mëdha. Pamjet nga Panama City tregojnë kulmet e shkatërruara nga ndërtesat, palma të rrëzuara./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit