SHBA, vendimi për të ftuar Mianmarin në stërvitje shkakton debat

Mos i humb

Vendimi për të ftuar Mianmarin në stërvitjet e udhëhequra nga SHBA-ja të cilat do të fillojnë me 13 shkurt në rajonin e Azi-Paqësorit ka shkaktuar debate në Washington.

Zëdhënësi i Pentagonit nënkoloneli Christopher Logan, ka njoftuar se në stërvitjen “Gold Cobra” e cila zhvillohet çdo vit në pjesën për ndihmën humanitare dhe luftën kundër katastrofave do të ftohen tre oficerë nga Mianmari.

Gjithashtu Logan ka vënë në dukje se vazhdojnë bisedimet në çështjen e identitetit dhe gradave të oficerëve që do të ftohen në stërvitje.

Ftesa e ushtrisë së Mianmarit që ka masakruar civilët dhe që ka djegur qindra fshatra në rajonin e Arakanit ka bërë që deputetë amerikanë të reagojnë ndaj kësaj.

Senatori amerikan nga radhët e Republikanëve, John McCain, në një deklaratë për Associated Press ka thënë se “ushtritë që janë përfshirë në spastrime etnike nuk duhet të ftohen pranë ushtarëve të SHBA-së për të zhvilluar aftësitë e tyre”.

Ndërkohë, projektligji i miratuar dje nga Komiteti i Marrëdhënieve me Jashtë, i mbështetur nga dy dhomat e Senatit, parashikon forcimin e kufizimeve në angazhimin ushtarak me Mianmarin dhe vendosjen e më shumë sanksioneve ndaj këtij vendi. Një projektligj i ngjashëm gjithashtu është paraqitur në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.

Kryetari i Komitetit Përfaqësues të Këshillit të Marrëdhënieve me Jashtë, Ed Royce dhe senatori demokrat Patrick Leahy, arkitekti i ligjit, i cili ndaloi mbështetjen e SHBA-së për ushtritë e përfshirë në shkelje të rënda të të drejtave të njeriut kanë thënë se Mianmari nuk duhet të marrë pjesë në stërvitjen që do të zhvillohet në Tajlandë.

“Ne nuk duhet t’i shpërblejmë ata që me imunitetin shkelin në mënyrë të ulët të drejtën ndërkombëtare”, theksoi Leahy.

– Spastrimi etnik i muslimanëve të Arakanit

Sipas të dhënave të fundit nga Kombet e Bashkuara (OKB), numri i muslimanëve të Arakanit të cilët nga 25 gushti i vitit të kaluar kanë ikur në Bangladesh si pasojë e dhunës në Mianmar, ka arritur në 655 mijë. Supozohet se në vitet 1970, në Arakan kanë jetuar afro dy milionë muslimanë dhe si pasojë e largimit nga sulmet sistematike, ky numër ka rënë në 350 mijë.

Nga ana tjetër, pamjet satelitore nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, tregojnë se në rajon janë djegur mbi 350 fshatra të muslimanëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit