SHBA – WSJ: Huawei mori 75 miliardë dollarë ndihmë nga shteti kinez

Mos i humb

Gjiganti teknologjik kinez Huawei mori 75 miliardë dollarë ndihmë nga shteti kinez për rritjen që e bëri Kinën të ishte në avangardë të telekomunikacionit në botë, raporton gazeta e njohur amerikane ”Wall Street Journal”’.

Sipas gazetës, nga kjo shumë 46 miliardë dollarë janë marrë në formën e kredive dhe financimit.

Midis viteve 2008 dhe 2018 Huawei gjithashtu ka kursyer 25 miliardë dollarë në taksa falë stimujve të Pekinit për të promovuar sektorin.

Huawei në një shënim pretendon se ka marrë fonde “të kufizuara dhe jo materiale” për të mbështetur studimin dhe përparimin e teknologjisë së lartë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit