Shefi i CIA-s u takua me Kim Jong un. Trump e konfirmon: Ishte një takim i mirë

Mos i humb

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo krijoi një marrëdhënie të mirë me udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un gjatë takimit me të javën e kaluar.

Duke konfirmuar raportimet mediatike për një takim të fshehtë mes të dyve në Penian, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump tha në rrjetin social Tëitter se takimi kishte shkuar shumë mirë.

Vizita e palajmëruar shënon kontaktin e nivelit më të lartë mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Veriut, që prej vitit 2000 kur Sekretarja e atëhershme e shtetit Madelin Ollbrajt takoi Kim Jong il, babain e liderit aktual në Penian.

Ajo paraparin takimin që pritet të zhvillohet mes dy liderve në muajin qershor, e për të cilin Trump është shprehur optimist.

“Detajet e takimit po shqyrtohen. Denuklearizimi do të jetë një gjë e madhe për botën, por edhe për Korenë e Veriut”, thotë Donald Trump.

Lajmi se shefi i CIA-s kishte udhëtuar drejt shtetit komunist për një përballje klandestine me diktatorin korean u raportua fillimisht nga Washington Post të martën.

Vizita u zhvillua pasi Pompeo u zgjodh si pasues i Rex Tillerson në postin e Sekretarisht të Shtetit. Shumë pak dihet për bisedimet përveçse ato kanë pasur si qëllim përgatitjen e takimit Trump, Kim Jong Un. Koreja e Jugut po ashtu ka sinjalizuar se mund të kërkojë zgjidhjen zyrtare të konfliktit në gadishull. Presidenti koreano-jugor Moon Jae-in dhe Kim Jong un pritet të takohen në fund të prillit.

SHBA nuk ka marrëdhënie diplomatike me Korenë e Veriut, edhe pse diplomatët e kanë vizituar në të shkuarën dhe ka edhe disa të ashtuquajtura kanale mbështetëse që përdoren për të komunikuar me Penianin./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit