Shefi i diplomacisë franceze: Europa do t’i kundërvihet Trumpit

Mos i humb

 

 

Ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Jean-Yves Le Drian, tha se Europa do të ngrihet kundër përpjekjeve të presidentit amerikan, Donald Trump, për të destabilizuar Bashkimin Europian (BE) dhe për të çrregulluar bashkëpunimin ndërkombëtar.

Le Drian për televizionin BFM deklaroi se Trump “nuk mund të tolerojë atë që ekziston një tërësi që quhet BE, por se Evropa nuk do të lejojë të destabilizohet”.

Shefi i diplomacisë franceze tha se Trump planifikon një udhëtim të bujshëm në Evropë. Le Drian, po ashtu, konsideron se Trump beson vetëm në marrëdhënie konfliktuese dhe e akuzoi se tenton të shkatërrojë përpjekjet multilaterale për nxitje të tregtisë, luftën kundër ndryshimeve klimatike dhe kontrollin e aktiviteteve bërthamore iraniane.

Trump edhe këtë javë në Samitin e NATO-s në Bruksel shqetësoi aleatët evropianë, më pas fajësoi kryeministren britanike, Theresa May, se është shumë e butë në negociatat me BE-në lidhur me Brexit-in.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit