“Shefi i Mossadit realizoi vizitë të fshehtë në Arabinë Saudite më 2014”

Mos i humb

Ish-shefi i shërbimit të inteligjencës izraelite Mossad, Tamir Pardo, ka vizituar Arabinë Saudite në mënyrë të fshehtë në vitin 2014 në kohën kur ishte në detyrë, ka raportuar një televizion izraelit.

Sipas televizionit izraelit Kanali 13, i cili ka cituar diplomatë perëndimorë anonimë, Padro, kreu i Mossadit mes viteve 2011-2013, ka vizituar kryeqytetin saudit Rijad në vitin 2014.

Sipas raportimit të televizionit, vizita ka ndodhur menjëherë pas rinisjes së negociatave bërthamore midis Iranit dhe fuqive ndërkombëtare.

Siç thuhet, sauditët janë shprehur të shqetësuar nga afrimi i mundshëm i SHBA-së me Iranin dhe e kanë konsideruar Izraelin si mbështetës të fuqishëm kundër Iranit, me ç’rast kanë pranuar të presin për herë të parë një zyrtar të lartë izraelit.

Edhe Netanyahu takoi princin Bandar bin Sultan

Sipas Kanalit 13, edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në shtator të vitit 2014 u takua në një vend të paidentifikuar me princin saudit Bandar bin Sultan, atë kohë kryetar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Arabisë Saudite.

Ndërkaq, nuk janë shpalosur detaje në lidhje me takimet e zyrtarëve izraelitë dhe atyre sauditë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit