Shefi i Nissan-it detyrohet të japë dorëheqje për shkak të skandalit me pagat

Mos i humb

Detyrimi i maskave, francezët hezitojnë, Parisi do të aplikojë mbajtjen e maskave në lagje të caktuara

Franca, Spanja, Greqia janë tri vende evropiane që po raportojnë një shpërthim të pandemisë brenda kufijve të tyre pas lehtësimit të karantinës...

Shqipëri : Është rritur sërisht numri i të infektuarve nga covid-19 , janë regjistruar 5 vdekje dhe 123 raste të reja gjatë 24 orëve...

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit.

Basha : Po rivriten nga qeveria ortake e krimit të organizuar. Gjaku dhe sakrifica sublime e tyre nuk do të shkojë dëm!

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha kujton 4 efektivët e Policisë të vrarë në krye të detyrës Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot...

Greqia mbyll gjatë natës Kakavijën/ Prej 16 gushtit kush kthehet nga Shqipëria izolohet për 7 ditë

Qeveria greke ka vendosur që prej ditës së mërkurë (5 gusht) e në vazhdim, dogana e Kakavijës do të mbyll kufijtë për...

Hiroto Saikawa, shef ekzekutiv i prodhuesit të makinave Nissan, do të japë dorëheqje javën e ardhshme, për shkak të një skandali me paga.

Njoftimi u bë të hënën pas takimit të bordit të Nissanit.

Saikawa ka qenë nën presion, pasi ka thënë se ka qenë tejet i paguar, në kuadër të një skeme bonusesh.

Edhe pse thuhet se ka përfituar qindra-mijëra dollarë, ai ka mohuar çdo keqbërje.

Kryetari i bordit, Yasushi Kimura, u tha gazetarëve se Saikawa do të largohet më 16 shtator.

“Pas diskutimeve të bordit, bordi i ka kërkuar Saikawas të japë dorëheqje nga pozita e shefit ekzekutiv. Saikawa e ka pranuar këtë”, tha Kimura.

Këto janë telashet e fundit që përfshijnë prodhuesin japonez të makinave.

Në nëntor është arrestuar ish-udhëheqësi i kompanisë, Carlos Ghosn.

Ghosn, arkitekt i aleancës Renault-Nissan, përballet me akuza për sjellje të keqe financiare dhe shkelje të besimit.

Ai mohon çdo keqbërje dhe ka thënë se arrestimi i tij në Japoni ka qenë rezultat i një “komploti dhe tradhtie” kundër tij.

Saga ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e aleancës Renault-Nissan dhe perspektivën e kompanisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Sot në Gjermani filloi testimi i detyruar i udhëtarëve.

Siç ishte paralajmëruar, sot në Gjermani ka filluar testimi i detyruar për koronavirus për të kthyerit nga zonat e rrezikut. Qindra njerëz...

Libani apelon për mbështetje të vendeve arabe pas shpërthimit

Presidenti libanez, Michel Aoun, u bëri thirrje vendeve arabe të mbështesin Libanin, pas shpërthimit masiv në Portin e Bejrutit.

Humb jetën gruaja e ambasadorit holandez që u plagos në shpërthimin në Bejrut

Ka humbur jetën Hedwig Waltmans-Molier, gruaja e ambasadorit të Holandës në Bejrut Jan Waltmans, e cila ishte plagosur rëndë në shpërthimin që...

Rritet ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid19 në Itali, 552 raste të reja në 24 orët e fundit

Është rritur ndjeshëm numri i personave të infektuar me Covid19 në Itali. Sipas informacioneve zyrtare, në 24 orët e fundit ka pasur...

Irani regjistron 132 vdekje të reja nga COVID-19

Me 132 vdekjet e regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Iran është rritur në 18.264 numri...