Shehaj: S’ka marrëveshje, s’dolëm nga parlamenti të rrisim pazarin

Mos i humb

Për ish deputetin demokrat Agron Shehaj, kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri. Në një postim në facebook, Shehaj shkruan se nuk do të ketë marrëveshje me Edi Rama, pasi opozita nuk doli nga parlamenti për të marrë pushtetin në tavolinë.

“S’do të ketë kurrë marrëveshje me Edi Ramën. Nuk dolëm nga parlamenti për të rritur pazarin, as për të marrë pushtetin në tavolinë, por sepse duam zgjedhje të lira dhe të ndershme. Me Edi Ramën në qeveri dhe po nuk u ndëshkuan ministrat e korruptuar si Ahmetaj, nuk mund të ketë zgjedhje të lira.

Kthesa e vërtetë në Shqipëri mund të ndodhë vetëm nëse hetohet kryeministri, dhe nëse Rama dënohet, do jetë një leksion për të gjithë politikanët e ardhshëm.”- shkruan Shehaj.

 

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit