Shejkh Muhamed El-Gazali dhe personi që pinte alkol.

Mos i humb

I thashë një njeriu që pinte shumë alkol:
Përse nuk pendohesh tek Allahu?
….
Më shikoi me dhimbje dhe me sy të përlotur më tha: Lute Allahun për mua!
Po mendoja për gjendjen e këtij njeriu dhe zemra mu drodh.
Të qarët e tij është ndjesi për neglizhencën që ka ndaj Allahut, për shqetësimin ndaj kundërshtimit të urdhrave të Tij dhe për dëshirën që ka për tu pajtuar me Të.
Nuk ka aspak dyshim, është besimtar, por e ka sprovuar Zoti!
Ndërkohë që ai dëshironte të rregullohej dhe po më kërkonte ndihmë që kjo të ndodhte sa më shpejt, thashë me veten time:
Ndoshta gjendja ime mund të jetë e njëjtë me këtë njeri, ose edhe më keq.
Vërtet, unë nuk kam pirë kurrë alkool, sepse mjedisi në të cilin jam rritur nuk e njihte atë, por unë ndoshta mund të kem pirë nga alkooli i gafletit, harresës që më ka bërë të harroj shumë Zotin dhe detyrat që kam ndaj Tij.
Ai qan për mangësitë e tij, ndërsa unë dhe të tjerë shembuj si unë nuk qajmë për mangësitë tona, e në vetvete mund të jemi të mashtruar.

U solla nga njeriu, i cili më kërkoi lutje që ta linte alkoolin dhe i thashë: Eja, të lutemi bashkë për njëri-tjetrin:

“O Zoti ynë, ne i kemi bërë zullum vetvetes dhe në qoftë se Ti nuk na falë e nuk ma mëshiron, patjetër do të jemi prej të humburve.”

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit